Protestojnë recepsionistët e konvikteve kundër ndryshimit të orarit të punës – FOTO

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë dites


Recepsionistët e konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, po mbajnë një protestë për shkak të ndryshimit të orarit të punës nga dy në tre ndërrime.

Ata thanë që ky lajm iu ka ardhur para dhjetë ditëve dhe e kundërshtojnë sepse siç thonë ata, nuk mund të udhëtojnë prej vendeve të tjera për tre orare të ndryshme.

Gjithashtu, paralajmëruan që mund të bojkotojnë punën në rast që nuk realizohet kërkesa, dhe se si altrenativë mund të jetë edhe greva.

Punonjësit thonë që me vite të tëra kanë punuar me orar të stërzgjatur dhe pa kompensime.

Orari i ri i punëspër recepsionistët aktualisht në tri ndërrime është: 07:00-14:00, 14:00-21:00, 21:00-00:00.

Protestojnë recepsionistët e konvikteve – 1 mars 2023, Foto: KALLXO.com
Protestojnë recepsionistët e konvikteve – 1 mars 2023, Foto: KALLXO.com