Propozohet edhe ndryshimi i Bulevardit “Bill Clinton” (FOTO)

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka prezantuar një projekt të ri për Bulevardin “Bill Clinton”.

Zogaj e ka vlerësuar si propozim fantastik të konsulentëve, që sipas tij, po ndihmojnë në transformimin e Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po shqyrtohet zgjatja e sheshit kryesor deri të Posta.

Deri më 8 janar është e mbyllur rruga “Xhorxh Bushi” për festa të fundvitit.