Prokurorja në vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja e plagosja në Vushtrri

Një vrasje ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Komunën e Vushtrrisë më saktësisht te tregu.

Burime të KALLXO.com kanë treguar se ka pasur shkëmbime të zjarrit ndërsa i vrarë ka mbetur një person e dy të tjerë janë plagosur.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani ka konfirmuar se aktualisht Prokurorja kujdestare është në vendin e ngjarjes.

Deri më tani informacionet zyrtare janë se ngjarja u shënua rreth një orë më parë dhe se njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes.

Vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Shefi i Hetimeve të Policisë në Mitrovicë, Abdulaziz Hoxha.