Prokuroria inicion hetime për përleshjen fizike në Kuvendin e Kosovës

Prokuroria e Prishtinës  ka iniciuar hetime, pas përleshjes fizike sot në Kuvendin e Kosovës, mes disa deputetëve dhe minsitrave të kabinetit qeveritar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, janë kanë iniciuar hetime në drejtim të veprën penale “Sulmi”.

Në njoftimin e Prokurorisë është thënë se është autorizuar Policia e Kosovës në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

“Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale Sulmi, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast” – thuhet nw njoftim.

Prokuroria njoftoi se në koordinim të plotë me Policinë do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet komfor dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë.