Prodhuesi i birrës tregon sfidat me eksportin drejt Serbisë

Se Serbia përdor masa të rrepta për kontrollimin e cilësisë në produktet e eksportuara nga Kosova, e tregoi prodhuesi i birrës nga Graçanica, Isak Vorguçiq në Emisionin “Jeta në Kosovë”.

“Unë edhe importoj mall në Kosovë dhe në të dyja rastet kam provuar që të eksportoj në Serbi dhe kam hequr dorë sepse kjo është një procedurë shumë e ndërlikuar dhe kjo ka ndodhë edhe para tarifave dhe gjatë tarifave”, tha ai.

“Por ajo çfarë është bërë më parë para vendosjes së tarifës por edhe gjatë asaj, se malli që shkonte nga Kosova në Serbi domodso përveç dokumenteve hidrosanitare që nuk i njihnin edhe  analizat ishte e detyrueshme në Serbi kurse në Kosovë jo”, shtoi Vorguçiq.