Foto: KALLXO.com

Pika kufitare në Jarinjë, nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet e identifikimit

Para disa minutash është vërtetuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet për hyrje/daljet në dy vendet.

Ekipi i KALLXO.com po qendron në Jarinjë ndërsa nga kjo pikë është parë një numer i vogël i automjeteve që kanë qarkulluar pak pas mesnatës në kohën kur ka hyrë në fuqi marrëveshja.

Rrugës që çon te pika kufitare në Jarinjë janë parë në dy pika pjesëtarë të KFOR-it.

Në anën tjetër përveç marrëveshjes për dokumente, çështja e targave ende nuk ka marrë ndonjë epilog.

Veturat të cilat hyjnë në pikën kufitare Jarinjë mbulojnë simbolet shtetërore, ndërsa qytetarët serbë të Kosovës që kanë vetura me targa serbe me akronimet e qyteteve të Kosovës kanë afat 2 muaj për t’i regjistruar ato me RKS – targat zyrtare të Kosovës.

Vendimi për targat dhe dokumentet ishte shtyrë për një muaj për shkak të tensioneve të krijuara në orët e mbrëmjes së 31 korrikut.

Ishte lëshuar alarmi e sirena në veriun e Mitrovicës ndërsa për pak minuta ishin bllokuar rrugët që çojnë drejt Zubin Potokut e Leposaviqit.