Albin Kurti, Gabriel Escobar, Mirosllav Lajçak, foto: Zyra e Kryeministrit

Kurti pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Marrëveshja të ketë në qendër njohjen reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin, pritën në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një komunikate Qeveria bën të ditur se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë  për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciproke.

Tutje, në komunikatë potencohet që derisa marrëveshja duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, deri te marrëveshja reciprociteti duhet të jetë fryma e dialogut.

Më tej, në komunikatë theksohet se kryeministri Kurti ka falënderuar përfaqësuesit Escobar dhe Lajçak për angazhimin e tyre në shmangien e tensioneve të krijuara artificialisht nga ana e Serbisë dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Albin Kurti, Gabriel Escobar, Mirosllav Lajçak, foto: Zyra e Kryeministrit
Albin Kurti, Gabriel Escobar, Mirosllav Lajçak, foto: Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës ka folur për takimin e 18 gushtit mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuiçiq në Bruksel.

Kurti ka thënë se në formë të gjashtë kapitujve ka elaboruar këndvështrimin e palës kosovare për kornizën e përgjithshme që do të duhet të përfshinte marrëveshja finale mes dy vendeve.

Sipas Kurtit, këto pika nuk u shoqëruan me kontribut pozitiv nga pala serbe.

Kurti tregon gjashtë pikat e propozuara në Bruksel për marrëveshjen finale me Serbinë