Ilustrim

Prizren, u ther me thikë, vdes 19-vjeçari

Një 19 vjeçar ka vdekur sot pas plagëve të marra pasi u ther me thikë.

Incidenti ka ndodhur në Prizren, në rrugën “Xhevat Berisha”.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka thënë se pas një përleshjeje mes tre personave ka pësuar 19 vjeçari, i cili ka vdekur rreth or[s 16:30 në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar rreth rreth rastit.