Ilustrim

Prizren, në oborrin e shtëpisë vidhen dy palë patike dhe një palë çizme

Një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në rrugën “Vëllezërit Dehiri”, në Prizren, ku një person së bashku me një të mitur dyshohet se kishin hyrë në oborrin e shtëpisë dhe kanë vjedhur dy palë patika dhe një palë çizme.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur tri ditë më parë rreth orës 21:10.

“Pas intervistimit te të dyshuarve, me vendim të prokurorit, i dyshuari i mitur është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.