Prizren, konfiskohen 1650 dollarë nën dyshimin se janë të falsifikuara

Janë konfiskuar 33 monedha nga 50 dollarë në Prizren.

Kështu ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar 33 monedha nga 50 dollarë, që dyshohen të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.