Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren, burri dhe gruaja sulmojnë fizikisht njëri-tjetrin

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, të premten.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua, pasi që të njëjtit kanë sulmuar njëri-tjetrin.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit, ndërsa të dyve u është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, burri është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar.