Prizren, arrestohet i mituri për dhunë ndaj nënës dhe motrave të tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mitur për dhunë në familje në Prizren.

Sipas policisë i mituri është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës  dhe dy motrave të tij.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.