Foto: Policia e Kosovës

Prizren, 17-vjeçarit i sekuestrohet një pistoletë

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri sot në shtëpinë e një të mituri në fshatin Zhur të Prizrenit.

Sipas njoftimit, 17-vjeçarit S.A. i është gjetur pistoleta “Ekol – 99” me një karikator të zbrazët.

Ndërsa është bërë e ditur se pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Në këtë rast është sekuestruar arma dhe kanë filluar hetimet për veprën penale – armëmbajtje pa leje.