Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Prishtinë, vdes e moshuara pasi bie nga lartësia e një objekti

Një grua e rreth moshës 70-vjeçare ka rënë nga lartësia e një objekti mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00 në rrugën “Viktor Majer”  në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se gruaja është e vdekur.

Tutje Borovci tha se aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rasti.