Prishtinë, Policia sekuestrohen 4,700 euro "të falsifikuara në nivelin më të lartë"

Policia e Kosovës njoftoi se sot rreth orës 16:30, gjatë një operacioni policor, ka sekuestruar 4,700 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas Policisë paratë e janë gjetur në shtëpinë e dyshuarit me iniciale V.T.

Tutje Policia sqaron se pas këtyre veprimeve rasti ka kaluar për hetim të mëtutjeshëm në Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK), me ç’rast pas analizimit të provave është arrestuar i dyshuari i lartcekur, gjithashtu është sekuestruar shuma e parave prej 94 copë kartëmonedha (në apoen) prej 50 eurove, gjithsej katër mijë e shtatëqind euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Pas analizimit të kartëmonedhave të falsifikuara vërehet se është falsifikim i nivelit më të lartë, përmban disa prej tipareve të sigurisë dhe i rrezikshëm që qytetarët të bien pre e mashtruesve me këtë lloj falsifikimi”- thuhet në komunikatën e Policisë.

Sipas Policisë i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës dhe të njëjtit iu ka lëshuar vërtetimi për sekuestrim të 4,700 eurove.

“Për veprimet e ndërmarra është njoftuar dhe konsultuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda nga PTH- Prishtinë dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orëve”- thuhet në komunikatë.