Prishtinë, nusja dyshohet se e sulmoi vjehrrën

Një nuse dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj dje në Prishtinë.

Pas kësaj, në këtë ngjarje ka ndërhyrë edhe një i dyshuar, i cili e ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Tutje, Policia ka intervistuar palët dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

Sipas Policisë, deri tek kjo situatë ka ardhur pas një mosmarrëveshje në familje.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në ora 15:00 dhe Policia e ka cilësuar si dhunë në familje.