Ilustrim

Prishtinë, e shantazhonte viktimën me publikim të fotografive, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person të dyshuar për veprat – shtrëngim dhe kanosje.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar në një operacion të zhvilluar sot nga Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Rajonit të Prishtinës  dhe operacioni policor ka ardhur si rrjedhojë e një denoncimi që viktima e rastit ka bërë në Polici më 23.10.2023.

Nga hetimi preliminar që Policia i ka bërë këtij rasti është ngritur baza e dyshimit se personi i dyshuar përveç që ka kanosur viktimën i njëjti ka detyruar që të mbajnë një lidhje pa vullnetin e saj duke e shantazhuar me publikimin e disa fotografive.

Tutje Policia sqaron se i dyshuari është Z.M. (i gjinisë mashkullore), 28-vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.