Ilustrim

Prishtinë, arrestohet i dyshuari për ngacmim

Një person në Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovës dje.

I njëjti dyshohet për ngacmim ndaj një gruaje.

“Është arrestuar i dyshuari për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës”- thuhet në njoftim.

Ndërsa thuhet, se me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.