Foto: Ilustrim

Prishtinë, arrestohet 19-vjeçarja, dyshohet se pas aksidentit braktisi automjetin e marrë me qira

Njësiti i hetimeve i stacionit Qendra në Prishtinë ka arrestuar sot një person, A.H., i gjinisë femërore, 19-vjeçe, e cila po dyshohet  për veprat penale – shpërdorim i pasurisë së huaj, vjedhje e identitetit dhe pajisja e qasjes.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, Policia ka ngritur dyshimin e bazuar se A.H. dyshohet se duke përdorur dokumentet (identitetin) e një personi tjetër, ka marrë me qira dhe ka vozitur një automjet për një kohë të caktuar, të cilin automjet e kishte braktisur pasi kishte shkaktuar një aksident.

Sipas njoftimit të Policisë, ndonëse gjithçka ka filluar si hetim i një aksidenti, hetuesit  janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me veprat që dyshohet të jenë kryer dhe janë zbuluar gjatë hetimit, ndërkohë që e dyshuara me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.