Ilustrim

Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj një personi e grabitje të telefonit

Një rast grabitjeje ka ndodh në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Dy persona u arrestuan nën dyshimin se në bashkëveprim me një tjetër, ende i paidentifikuar, kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe i kanë grabitur telefonin mobil.

Personat e arrestuar, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.