Ilustrim

Prishtinë, arrestohen 10 persona dhe konfiskohet substanca narkotike e armatim

10 persona janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës në Prishtinë, nën dyshimin për veprimtari të paligjshme.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka thënë se pas hetimeve dy mujore të rastit të koduar me emrin ‘Përsëritësi’, dje rreth orës 17:15 në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatën, kanë realizuar një plan taktik policor, gjatë të cilit janë ndaluar dhe arrestuar 10 persona.

Gjatë bastisjes në një shtëpi banimi dhe kontroll në 5 automjete, Policia ka konfiskuar:96.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit  marihuanë; 44.4)   gram substancë e dyshuar narkotike e llojit  kokainë; 1armë zjarri; 2 karikator; 17 fishek; 358.8 para kesh (euro) të dyshuara të jenë fituar nga shitja e narkotikëve; 4telefona celular; 1peshore digjitale.

Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar, katër nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.