Ilustrim

Prishtinasja ngacmohet përmes Viberit nga një person nga Klina

Një grua ka raportuar në Polici në Prishtinë se është duke pranuar thirrje dhe mesazhe ngacmuese nga një numër i panjohur në aplikacionin Viber.

Sipas Policisë, pas kësaj është bërë verifikimi i numrit të tij dhe është kuptuar se ai person është nga Klina.

Policia shton se ka kërkuar nga personi i dyshuar që të paraqitet në stacionin policor për procedurat e tjera.

Rasti, i cili po trajtohet si ngacmim seksual, ka ndodhur më 18 mars në ora 15:30.