Mitrovica e Veriut, foto nga arkivi

Gruaja nga Mitrovica e Veriut raporton ngacmuesin në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një ankesë nga një grua në Mitrovicën e Veriut të hënën në mëngjes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka raportuar se derisa ka qenë në sheshin e Mitrovicës së Veriut një burrë i panjohur e ka ngacmuar atë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:55, në rrugën ‘Kral Petri’.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, përderisa rasti është në procedurë hetimore.