COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Prishtina përsëri e para për nga numri i rasteve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë publike rastet e infektimit me COVID-19 për 24 orët e fundit.

Në njoftim bëhet e ditur se Prishtina ka regjistruar 20 raste me SARS-CoV-2, menjëherë pas saj është Komuna e Skenderajt me gjashtë raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 20 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Sot në nivel vendi janë shëruar 199 persona nga infeksionit me COVID-19, ndërsa janë shënuar edhe 71 raste të tjera të reja.

Brenda 24 ka vdekur një person si pasojë e infeksionit me COVID-19.