Prishtina bëhet kryeqendra e monodramës, më 7 qershor nis festivali 'MonoAkt 2026'

Edicioni i 18-të  i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës, “MonoAkt” do të realizohet nga 7 deri me 12 qershor 2026 dhe do të mbahet në Prishtinë dhe në disa nga qendrat tjera në Kosovë.

Festivali “MonoAkt” hapet me monodramën “Arka”, jashtë konkurrencës, e cila shfaqet nga ora 20:00.

Në edicionin e sivjetmë të këtij festivali marrin pjesë artistë nga vende të ndryshëm, si: Spanja, Gjermania, Franca, Ukraina, Moldavia, Kolumbia-Italia, Uzbekistani, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria e Kosova.

Mentor Zymberaj, themelues i festivalit “MonoAkt” tha për KALLXO.com se ky festival realizohet në tetë aktivitete dhe fusha teatrore, katër festivali tjera brenda tij dhe konferenca ndërkombëtare teatrore, punëtori teatrore, ekspozita dhe promovime, si: “MonoAkt”; “MonoAkt +”; “MonoStripi”; “MonoPerformansa”; “Konferenca Akt”; Punëtoria Teatrore”; “Promovime të teksteve teatrore dhe të monodramës” dhe Ekspozite Teatrore”.

Sipas tij, festivali “MonoAkt” ka krijuar një traditë duke pasuruar skenën teatrore në vend, duke sjellë në Kosovës monodrama dhe emra të njohur të skenës teatrore botërore. E që sipas tij është edhe ndër që qëllimet e festivalit.

“Qëllimi, te realizohet në festival ndërkombëtar i mirëfilltë artistik në Kosovë, ku do të sjellë vlera nga më të ndryshmet të popujve dhe kulturave në botë, e po ashtu edhe të realizohet një festival i cili brenda vetes ka katër festivale në konkurrenca të ndryshme teatrore, gjë që ndikon në zhvillimin e skenës teatrore kosovare me pjesëmarrjet ndërkombëtare” – ka thënë Zymberaj për KALLXO.com, përmes një përgjigje përmes postes elektronike.

Festivali mbyllet me 12 qershor 2026, me ndarjen e çmimeve, mirënjohjeve dhe diplomave nga festivali.

Festivali “MonoAkt”  është themeluar në vitin 2009 në realizim të Shtëpisë Teatrore Filmike “Akt” dhe drejtuesit te saj Mentor Zymberaj.

Pamje nga shfaqja ‘Arka’. Foto: Facebook/Mentor Zymberaj.