Presidentja takohet me tri kadete të FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me tri kadete të FSK-së, që kanë studiuar në fushën e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Turqi.

Presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkuar se Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë në Kosovë.

“Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Sa më të suksesshme ato, më shumë siguri për ne dhe më mirë për imazhin e shtetit”, ka thënë Osmani.