Presidentja Osmani takon kongresistin amerikan Ritchie Torres

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka pritur në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres, bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan.

Osmani gjatë takimit e ka njoftuar Torres për zhvillimet në Kosovë dhe situatën aktuale të sigurisë si dhe e falënderoi për punën e tij të jashtëzakonshme në mbështetje të Republikës së Kosovës.

Osmani vuri theksin në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të, si dhe angazhimin e tij për mbështetjen e mëtejme të Kosovës.

“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se kongresisti Torres po e vazhdon trashëgiminë historike të kongresistit Eliot Engel, duke qenë një zë i fuqishëm i Kosovës në Kongresin amerikan” – thuhet në komunikatë.

Torres theksoi se Kosova është mike dhe aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara dhe se do të punojë afër me administratën amerikane për ta vazhduar mbështetjen për Republikën e Kosovës.