Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin Hovenier

Presidentja Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe përgatitjet që po bëhen lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit.

Në njoftim u bë e ditur se presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh në rrafshin e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje të tjera të interesit të ndërsjellë.

SHBA-ja shqetësohet për tensione të reja në veri, shkak rregullorja e BQK-së për dinarin