Vjosa Osmani

Vjosa Osmani - Foto Jetmir Hoxha/Kallxo.com

Presidentja Osmani lirohet nga spitali

Presidentja Vjosa Osmani është liruar nga spitali pasi të mërkurën iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

Kupina ka thënë se me rekomandimin e mjekëve, presidentja Osmani sonte është liruar nga spitali dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”- ka thënë Kupina për KALLXO.com.

Një ndërhyrje kirurgjike e presidentes Vjosa Osmani, e kryer të mërkurën në një institucion privat shëndetësor, nxiti reagime të ndryshme në vend.

Presidentja u kritikua për mosrealizimin e ndërhyrjes në njërin nga institucionet publike.

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes, tha se ajo është operuar në spitalin privat ngase axha i saj është i angazhuar aty dhe i njëjti ka asistuar gjatë ndërhyrjes dhe kishte përcjellë që një kohë gjendjen e saj.

Këshilltari i presidentes: Kjo është arsyeja pse Vjosa Osmani u operua në spital privat