Presidenti Begaj viziton trupat e ushtrisë shqiptare që shërbejnë në mision të NATO-s në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vizituar trupat e forcave të armatosura të Shqipërisë, të cilët shërbejnë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Begaj ka parë nga afër edhe armatimin që ka në dispozicion kampi ku janë të stacionuar këto trupa si dhe u ishte bashkangjitur edhe në sektorin ku shërbehet ushqimi.

“Sot, me trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët shërbejnë në KFOR për paqen dhe sigurinë e Kosovës”- shkroi Begaj duke bashkangjitur edhe pamje të kësaj vizite në kampin ku qëndrojnë trupat.

Muaj më parë është raportuar se Shqipëria do rris prezencën e saj në kuadër të NATO-s në Kosovë ne vitin 2024.