Foto: Gjimnazi “Sami Frasheri, Facebook

Prej 19 nxënësve më të dalluar prej klasave të XII-ta në Gjimnazin “Sami Frasheri”, 18 janë vajza

Gjimnazi i Shkencave Natyrore “Sami Frasheri”, në Prishtinë ka publikuar një fotografi të nxënësve më të dalluar të klasëve të XII – ta.

Prej 19 nxënësve ekselentë të kësaj shkolle, 18 janë vajza.

“Me përkushtim, punë të palodhur dhe pasion për dijen, nxënësit tanë vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të na bëjnë krenarë! Sot duam të vlerësojmë dhe të nderojmë ata që me rezultate të shkëlqyera në mësime, kanë treguar shembullin më të mirë të suksesit. Ju jeni frymëzim për të gjithë dhe dëshmi se përkushtimi dhe puna e palodhur shpërblehen gjithmonë”- thuhet në postim.