PRAK: 1/3 e qytetarëve nuk marrin shërbime shëndetësore

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës (PRAK) ka organizuar tryezë diskutimi për Sigurimet Shëndetësore në vend.

Fadil Kryeziu anëtar i PRAK, tha se 1/3 e qytetarëve në vend nuk marrin shërbime shëndetësore ndërsa 18% e qytetarëve nuk kërkojnë fare shërbime.

Koordinatorja e OKB-së për zhvillim e Kosovës, Ulrika Richardson, duke e theksuar se 3,5 milion njerëz në nivel global kanë vdekur si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe një situatë e tillë “na ka mësuar neve mundësin e investimit në shëndetësi. Shëndetësia është një e drejtë njerëzore, është sllogani “askush nuk është i sigurt pa qenë të gjithë të sigurt”.

Ajo potencon se OBSh i ka ndihmuar Kosovës në luftimin e pandemisë dhe një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë, mirëpo Richardson thekson se secila qeveri në Kosovë duhet t’i kushtoj rëndësi institucionet shëndetësore.

“Kam përcjellë pandeminë në Kosovë që nga dita e parë, kam përcjellë shumë spitale, e di qysh punojnë. Përveç disa dobësive, Kosova ka bërë një menaxhim shumë të mirë të pandemisë”, u shpreh ajo duke treguar se gjatë pandemisë shumë familje në Kosovë kanë blerë ilaçin “Remdesivir” online dhe kanë shpenzuar miliona euro për trajtim të COVID-19.

Kosova ende nuk ka Fonde për Sigurime Shëndetësor dhe sot është duke u mbajtur takimi i gjashtë për të diskutuar rreth kësaj çështje.

Që nga marsi i këtij viti bordi i Fondit për Sigurime Shëndetësore nuk është funksional.

Fondi për Sigurime Shëndetësore ende jofunksional