Hanna Povelkova Foto: REL

Postieren ukrainase nuk e ndalin as bombardimet ruse - VIDEO

Në një qytezë pjesërisht të braktisur afër vijave të frontit në Ukrainë, banorët jetojnë pa gaz apo ujë, por ata e dinë se ende mund të llogarisin në pranimin e rregullt të postës.

Një punonjëse postare, Hanna Povelkova, vesh jelekun antiplumb gjatë kryerjes së detyrës së saj, duke iu dërguar pagesat e pensionit fqinjëve të saj të moshuar.

Ajo thotë se roli i saj është vital – jo vetëm për dërgimin e postës, por edhe për ofrimin e kontaktit njerëzor në një kohë krize.