Policia publikon vërtetimin e thirrjes së Dardan Molliqajt për t'u paraqitur në stacion policor

Policia e Kosovës ka publikuar vërtetimin që ia dërgoi kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, për t’u paraqitur në stacionin policor.

Sipas njoftimit të Policisë një publikim i tillë është bërë me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik.

“Policia e kishte kërkuar të dyshuarin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur, të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur”, ka thënë Policia.

Tutje është treguar se Molliqaj është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Dardan Molliqaj është arrestuar para pak orësh nën dyshimin se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë protestës së datës 29.01.2022.