Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Policia po heton vdekjen e një gruaje, po trajtohej në QKUK
14.8.2025 - 11:18
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku kishte qenë duke u trajtuar.
Sipas Policisë, vdekja e gruas ka ndodhur më 13.08.2025, rreth orës 01:45. Kurse, rasti i saj ka ndodhur në Gjilan, më 10.08.2025.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” – njofton Policia, më 14.08.2025.
Policia e ka regjistruar rastin si “hetim mbi vdekjen”.