Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

QKUK: Për shkak të fluksit të shtuar të pacientëve në disa ambulanca mund të ketë pritje

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tha se në ambulancat specialistike vazhdon të ketë fluks të madh të pacientëve andaj mund të ketë pritje.

QKUK bënë të ditur se gjatë një dite në ambulancat specialistike marrin shërbime rreth 800 pacientë, pa përfshirë ambulancat nëpër klinika. Ky numër arrin në rreth 4 mijë në javë dhe afërsisht 16 mijë pacientë në muaj.

“Për shkak të kësaj ngarkese të madhe dhe fluksit të shtuar të pacientëve, në disa ambulanca mund të ketë pritje” – thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Megjithatë QKUK thotë se pacientët po marrin shërbimet e nevojshme specialistike, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tyre.