Policia po heton alarmin e rremë për kërcënim me bombë në aeroport

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dje u raportua për një kërcënim me bombë, alarm ky i cili më pas rezultoi si i rremë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se një zyrtar i Aeroportit kishte pranuar një mesazh për një kërcënim me bombë.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

Alarme për bombë ka pasur edhe në të kaluarën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përderisa të njëjtat kanë rezultuar të rreme.

Kërcënimi për bombë – alarm i rremë, udhëtarët hyjnë në Aeroportin “Adem Jashari”