Kërcënimi për bombë - alarm i rremë, udhëtarët hyjnë në Aeroportin “Adem Jashari”

Udhëtarët dhe personeli kanë filluar të hyjnë në Aeroportin “Adem Jashari” pak kohë pasi të gjithë ishin evakuuar për shkak të një kërcënimi me bombë.

Sipas zëdhënëses së Aeroportit, rezulton se kërcënimi me bombë ka qenë një alarm i rremë.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë.ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht” – tha për KALLXO.com zëdhënësja Valentina Gara.

Në Aeroport kanë qenë të pranishëm ekipe të Policisë, zjarrfikësve dhe emergjencës.

Kjo nuk është hera e parë për kërcënime të tilla.

Kërcënime ka pasur edhe në të kaluarën.