Foto: Policia e Kosovës, Facebook

Policia në Prishtinë sekuestron 6 trotinetë

Policia rajonale në Prishtinë ka sekuestruar 6 trotinetë për periudhën tre mujore dhe ka gjobitur ngasësit e biçikletave e të motoçikletave.

Krejt kjo është bërë duke u bazuar në Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili hyri në fuqi më 03.04.2024 e që ka ashpërsuar gjobat për shkelësit e rregullave në komunikacion.

“Gjobat janë shqiptuar për qarkullim nëpër sheshet e zonës qendër, ku qarkullimi i mjeteve të sipër shënuara është i ndaluar me ligj” – njofton Policia e Kosovës.

Në njoftim thuhet se zyrtarët policorë po vazhdojnë zbatimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

Policia bën thirrje për respektim të rregullave, jo vetëm për të shmangur ndëshkimet po edhe për të mbrojtur jetët e të gjithëve.