Ilustrim

Policia në kërkim të një personi për dhunë dhe armëmbajtje në Zveçan

Policia ka bërë të ditur se është në kërkim të një personi të dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje në Zveçan.

Sipas policisë i kërkuari dyshohet se ka ushtuar dhunë fizike ndaj një gruaje duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë kontrollit të banesës së të dyshuari, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë, tri radiolidhje, një çantë për armë dhe pajisje tjera përcjellëse për armë. Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në ora 19:10 më datë 11.02.2024.

Viktima, sipas policisë ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është duke u kërkuar nga policia.