Ilustrim

Policia me mesazh për qytetarët: Shpërfillni thirrjet për protestë

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media u ka bërë thirrje qytetarëve të shpërfillin thirrjet për pjesëmarrje në protestë.

“Policia e Kosovës është në dijeni se, nëpër media të ndryshme sociale, nga persona dhe profile të ndryshme, janë duke qarkulluar postime me thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrje në gjoja protestë masovike, sot në ora 12:00, në Jug të Mitrovicës dhe me synim kinse për marshim në Veri të vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës”, bën të ditur Policia.

Policia njofton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e grupeve të dyshimta.

“Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia po ka thënë se garanton qytetarët se institucionet e Kosovës në përgjithësi, e në veçanti  Policia e Kosovës, janë plotësisht të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët pa dallim.

Zhvillimet në veri – Vazhdojnë protestat