Policia në Shkollën "Ismajl Dumoshi" | Foto: KALLXO.com

Bastisje e paprecedentë: Policia bastisë shkollën në Mitrovicë nuk gjen asgjë

Policia e Rajonit të Mitrovicës së Jugut, ka realizuar sot një kontroll në 300 nxënës të Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, tek të cilët nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

Sipas Policisë, kjo është bërë në kuadër të intensifikimit të masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, si dhe vlerësimeve të bëra nga  këshilli i prindërve dhe autoriteteve të shkollës.

“Në saje të vlerësimeve dhe rrethanave aktuale, urdhër kontrolli është realizuar në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç’ raste janë kontrolluar mbi 300 (treqind) nxënës e Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.  Gjatë kontrollit të nxënësve dhe hapësirave të shkollës nuk është gjetur asnjë gjë e kundërligjshme”, thuhet në njoftim për media.

Policia shton se mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.