Mallra kontrabandë të konfiskuara nga policia. Foto: KALLXO.com.

Policia konfiskon mallra kontrabandë në kufi me Maqedoninë e Veriut e Serbinë - FOTO

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit njësitet kufitare të saj, kanë konfiskuar duhan, pije, ushqim e pajisje higjienike të kontabanduara nga Maqedonia e Veriut e Serbia. Gjatë kontrolleve, në një rast përveç mallrave policia ka konfiskuar edhe dy radiolidhje që përdoreshin nga kontrabandistët.

Policia thotë se në fshatin Mjak, në pjesë e kufirit me Maqedonin e Veriut, policia ka gjatë kontrollit të një automjet ka gjetur një sasi duhani të kontrabanduar prej 440 kilogramë: Duhan i papërpunum 8 thas me nga 10 kg.; Duhan i llojit Malboro 250 pako x 0.5 kg.; Duhan i llojit Sobrani 250 pako x 0.5 kg.; Duhan i llojit Oriental 75 pako x 0.5 kg.; Duhan i llojit Davidov 225 pako x 0.5 kg.; Duhan i llojit Slims 25 pako x 0.5 kg.; Duhan i llojit Virginia 100 pako x 0.5 kg.

“Sipas vlerësimeve fillestare nga kompetentët mbi 440 kilogramë duhan sa janë sekuestruar kap me vlerën e tregut rreth 7 mijë euro dhe rreth 19 mijë euro shmangie nga akciza”- thuhet në njoftim.

Policia thotë se ndaj të dyshuar është iniciuar rasti në procedure të rregullt për “kontrabandë me mallra”.

Ndërkaq, në fshatin Kremeshtak të Zveçanit, policia ka gjetur një furgon të braktisur të mbushur produkte higjienike, pije dhe ushqime të kontabanduara nga Serbia.

“Gjithashtu, në këtë rast është identifikuar dhe kontrolluar edhe një automjet tjetër ‘Passat’ me targa serbe, i cili dyshohet se ishte në përkujdesje/vëzhgim të rrugës gjatë kontrabandimit të mallit. Gjatë kontrollit nga Policia janë gjetur edhe dy (2) radiolidhje të cilat dyshohet se kontrabanduesit i kanë përdorë për qëllime komunikimi gjatë aktiviteteve të tyre ilegale”- thuhet në njoftimin e policisë.

Kurse, në fshatin Turiqicë policia ka ndaluar parandaluar një rast të kontrabandimit të drunjve.

“Njësia e përbashkët kufitare rajoni-Veriu, ka arrit të ndaloj një kaminonetë VW, një Golf 4 dhe një traktor. Dyshohet se gjashtë (6) personat e dyshuar kishin për qellim prerjen e druve dhe më pas kontrabandimin e tyre ne territorin e vendit tonë” -thuhet në njoftim.

Policia thotë se rasti është iniciuar në procedure të rregullt si “kalim i paautorizuar i vendkalimeve apo vijës kufitare”.

Mallra kontrabandë të konfiskuara nga policia. Foto: KALLXO.com.
Mallra kontrabandë të konfiskuara nga policia. Foto: KALLXO.com.

 

Mallra kontrabandë të konfiskuara nga policia. Foto: KALLXO.com.