Policia jep detaje si u gjet i vdekur 23 vjeçari në Vushtrri

KALLXO.com mbrëmë ka raportuar se një 23 vjeçar është gjetur i vdekur në Samadrexhë të Vushtrrisë.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, duke bërë të ditur se viktima është gjetur i vdekur rreth orës 17:15.

Rasti në polici është raportuar nga babai i viktimës, i cili ka raportuar se në dhomën e pritjes së shtëpisë së tij ka gjetur të shtrirë në dysheme pa shenja jete djalin e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante  policore, ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe prokurori i shtetit.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar armën  me të cilën dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje, një gëzhojë dhe një predhë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Vushtrri, gjendet i vdekur një 23-vjeçar, dyshohet se bëri vetëvrasje