Vushtrri, gjendet i vdekur një 23-vjeçar, dyshohet se bëri vetëvrasje

Një person është gjetur i vdekur në Samadrexhë të Vushtrrisë.

Policia Rajonale e Mitrovicës e ka konfirmuar rastin.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, ka thënë se viktima është i moshës 23-vjeçare.

Ai tha se dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Njësitë e Policisë janë duke u marrë me rastin.