Foto: Ilustrim

Policia jep detaje për vetdorëzimin e të dyshuarve për vrasjen në Nekoc

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhur në Nekoc të Drenasit dje janë vetdorëzuar tre të dyshuar, njëri prej të cilëve është i mitur.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë dorëzuar armën, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia dje kishte njoftuar fillimisht se L.S., i dyshuari kryesor për rastin e vrasjes që ndodhi të shtunën në fshatin Nekoc të Drenasit, ishte vetdorëzuar në polici.

Një person ka mbetur i vrarë në Nekoc të Drenasit në mbrëmjen e 22 gushtit pasi është qëlluar me armë zjarri.