Ilustrim

Dorëzohet i dyshuari për vrasjen në Nekoc të Drenasit

Para disa minutash është vetdorëzuar në polici, L.S i dyshuari kryesor për rastin e vrasjes që ndodhi të shtunën në fshatin Nekoc të Drenasit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 14:00 është vetëdorëzuar në polici, personi L.S, i dyshuari kryesor për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 22 gusht 2020, në fshatin Nekovc të Drenasit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Një person ka mbetur i vrarë në Nekoc të Drenasit në mbrëmjen e 22 gushtit pasi është qëlluar me armë zjarri.

I qëlluar nga arma e zjarrit, një anëtar i familjes Demiri ka vdekur nga plagët e marra.

Autor i vrasjes po dyshohet të jetë i biri i Shaban Sylës nga Kishnareka, L.S.

Vrasja e djeshme në Nekoc të Drenasit, Gani Geci i përgjigjet Shaban Sylës