Ilustrim

Policia jep detaje për vdekjen e një personi te "Rruga B", dyshohet se u hodh nga kati i 12-të i banesës

Dje ka vdekur një burrë në “Rrugën B” në Prishtinë, rast të cilin policia e konsideroi si vdekje të dymishtë.

Në raportin e policisë potencohet se viktima në rrethana të panjohura është hedhur nga kati i 12-të i banesës.

Tutje në raport potencohet se, njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 03:52 të mëngjesit.