Policia jep detaje për tentim grabitjen e armatosur ndaj mjetit që po transportonte para

Një tentim grabitje e armatosur, shënjestër e së cilës  ishte automjeti i kompanisë “Besa Security”, i cili po transportonte para, ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Ahmeti ka thënë se si shkak i kësaj grabitje kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK.

“Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se persona të dyshuar në rrethana që aktualisht po trajtohen nga policia, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të  automjetit që po kryente transportin e parave. Për pasojë dy persona pjesë e kompanisë që po kryente transportin janë plagosur dhe të njejtit janë dërguar në QKUK”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com

Tutje, nga Policia e Kosovës kanë thënë se të dyshuarit nuk kishin arritur të kryejnë grabitjen dhe të njejtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Të dyshuarit nuk kanë arritur të kryejn grabitjen por si e tillë ka mbetur në tentativë. Policia ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësja e Policisë për KALLXO.com

Hajnat tentojnë të grabisin para nga një automjet i kompanisë “Besa Security”