Hajnat tentojnë të grabisin para nga një automjet i kompanisë "Besa Security"

Një tentim grabitje ka ndodhur para pak çastesh afër liqenit të Badovcit.

Shënjestër e kësaj përpjekjeje ishte një automjet i kompanisë “Besa Security”.

Me këtë automjet po transportoheshin para.

Nga kompania kanë thënë për KALLXO.com se personat që kanë qenë brenda veturës janë mirë me shëndet dhe se grabitësit nuk kanë arritur t’i marrin mjetet.

“Informata e vetme që kemi është se personat janë mirë me shëndet dhe se grabitësit nuk kanë arritur t’i marrin mjetet”, kanë thënë nga “Besa Security” për KALLXO.com.

Lidhur me rastin KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve prej tyre.